ABC News në shtëpinë e shqiptarit që humbi jetën në tërmetin e djeshëm në Itali

287
Një ditë pas tragjedisë që ka prekur Italinë, ku mes viktimave mbeti i vdekur edhe Erion Toro, ABC Neëska qenë në familjen e tij në fshatin Kurje të Fierit. Familja e Toros ka hapur dyert e mortit.  Prindërit dhe të afërmit e tij i bëjnë apel shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të sjellë sa më parë trupin e pajetë me qëllim që t’i bëhen nderimet e fundit. Ndërkohë mësohet se gruaja e Erionit është plagosur në gjymtyrët e poshtme, kurse dy fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Comments