Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, arrestohet babai 45-vjeçar



Sot policia e Fierit i ka vënë prangat babait që dyshohet se abuzoi me të bijën 14-vjeçare.
Dje vajza 14-vjeçe denoncoi babain se e ngacmonte seksualisht dhe e dhunonte fizikisht në mënyrë të vazhdueshme, 45-vjeçari Altin Xhafa u shpall menjëherë në kërkim.
Ai është arrestuar sot, por nuk dihet ende nëse i ka pranuar akuzat. 45-vjeçari pritet të merret në pyetje për të dhënë versionin e tij. Mësohet se prindërit e minorenes ishin të divorcuar.