Kapen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Vlorë, arrestohen 6 trafikantët (Video)

338
fresco

midle

Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës çoi në sekuestrimin e mbi 7 mijë bimëve kanabis sativa dhe në arrestiin e 6 personave.

Të arrestuar janë

1-  Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.

2-  Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.

3-  Klajdi Imeri, 21 vjeç,  banuese në Vlorë.

4-  Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

5-  Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

6-  Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Policia njoftoi se më datë 04.10.2016, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,

– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,

– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.

Tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Disa nga narkotrafikantët u kapën në një lokal, siç tregohet në videon e mëposhtme.

Video:
Comments