Adnan Januzaj zyrtarizohet te Sanderlendi
Adnan Januzaj sezonin e ri në Premierligë do të luajë te skuadra e Sanderlendit. Një gjë të tillë ka pohuar trajneri Dejvid Mojs, i cili njeh mjaft mirë kualitetet e futbollistit kosovarë që nga koha kur ai ishte trajner i Mançester Junajtedit.
“Adnan Januzaj është i yni, vjen në huazim. Do të na japë më shumë opsione në sulm, duke ta rikthej në nivelet që luante para dy vitesh” – tha Dejvid Mojs.
Januzaj edhe sezonin e kaluar u huazua te skuadra gjermane e Borusia Dortmundit, ndërsa beson se me huazimin te Sanderlendi do të rikthejë formën e tij të vjetër dhe se sërish do të luftojë për një vend në formacionin e parë te “Djajtë e Kuq” që tashmë udhëhiqen nga trajneri i njohur portugez, Hoze Murinjo.