Afër Stacionit të vjetër hekurudhor do të ndërtohet rrugë nëntokësore

172

Afër Stacionit të vjetër hekurudhor do të ndërtohet rrugë nëntokësore

Kompania ndërtimore Limak paralajmëron se së shpejti do të fillojë ndërtimi i kompleksit afër Stacionit të vjetër hekurudhor, përfshirë edhe tunelin i cili duhet ta lehtësojë komunikacionin.

Siç kumtojnë nga kompania, projekti e kaloi periudhën e planifikimit, kështu që do të ndërtohet kompleks bashkëkohor, atraktiv, multifunksional afarist – rezidencial i cili do të ketë për qëllim ta bashkojë simbolin e qytetit – Stacionin e vjetër hekurudhor me nevojat moderne dhe shprehitë jetësore të qytetarëve të Shkupit.

Tuneli do të jetë rrugë dykahëshe me 6 korsi me gjatësi prej 800 metrash, do ta dislokojë bulevardin Maqedonia nën tokë dhe në masë të madhe do të kontribuojë në lehtësimin e turmës në komuni9kacion në Shkup.

Bëhet fjalë, theksojnë nga kompania, për rrugë moderne nëntokësore, që u ngjan metropoleve evropiane, e cila nga të dy anët do të jetë e lidhur me rrethrrotullimet e reja të cilat planifikohen në këtë pjesë të qytetit.

Sipërfaqja e projektit të përgjithshëm do të jetë rreth 300.000 metra katrorë. Kompleksi do të përfshijë rreth 1.000 banesa në ndërtesa 20-katëshe me nga 1, 2 apo 3 dhoma gjumi, zyre, qendër tregtare, hotel, hapësirë për aktivitete të lira kulturore ku do të vendoset Muzeu, do të ketë vende për të ngrënë dhe për të pirë, qendër fitnesi, kasino dhe parking me kapacitet për rreth 2.000 automjete.

Ndërtesa ekzistuese e Muzeut të Qytetit të Shkupit, siç sqarojnë, e cila planifikohet të ripërtërihet nga autoritetet e qytetit, do të sendërtohet me shije në kuadër të kompleksit.

Comments