Agolli: Kundër Maqedonisë vetëm fitorja vjen në shprehje

496
Image result

Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, u fut si zëvendësues në miqësoren kundër Marokut, për të kursyer energji para ndeshjes ndaj Maqedonisë.

Ai e cilëson si një paraqitje pozitive atë në Shkodër, por kërkon maksimumin në duelin e parë kualifikues të Botërorit 2018.

“Ndaj Marokut them se ishte një ndeshje e vështirë. Ajo që mungoi ishte vetëm goli. Mendoj se luajtëm më mirë, edhe pse mund të bënim diçka më shumë. Megjithatë, edhe me barazim nuk është keq”, u shpreh mbrojtësi i krahut të majtë.

Ndërkohë, për duelin e radhës, që ka një rëndësi akoma më të madhe, ai shtoi:

“Në ndeshjen me Maqedoninë e dimë se është një sfidë akoma e vështirë, por shpresojmë që të marrim një fitore. Ne do të bëjmë maksimumin që të paraqitemi denjësisht. Sa i përket kualifikimit në Botërorin e Rusisë për ne, them se mund të jetë një çmenduri që ta thuash si objektiv të realizueshëm, por futbolli i ka të gjitha rezultatet dhe asnjëherë nuk duhet përjashtuar asgjë. Do luajmë deri në fund me besim dhe motivim të madh” – deklaroi Ansi Agolli.

Lojtari i Karabakut pritet të jetë në formacion më datë 5 shtator kundër Maqedonisë, ndeshe kjo që do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të Shkodrës, “Loro Boriçi”. (panorama-sport.com)

Comments