Ahmeti: E lehtë është të ikësh nga fortuna, ne i kemi bërë ballë asaj

55
ali-ahmeti_5166

Moebel THEMA

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka qëndruar në Reçicë të Madhe për takim me qytetarët dhe për të prezantuar kandidatët bashkë me platformën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor,.

Para të pranishmëve, përveç funksionarëve tjerë, foli edhe Ali Ahmeti i cili tha: “Mandati që na pret do të jetë mandat i rëndë, për shkak të problemeve që kemi, andaj shqiptarët tani më shumë se kurrë duhet ta kuptojnë dhe ta falin njëri-tjetrin. I ftojmë të gjithë ata që nuk janë me ne, të bashkohen sepse nuk dua të na përsëritet viti 2014, kur shqiptarët humbën mbi 50 mijë vota, ose 6 deputetë. Këto zgjedhje kërkojmë mandat të rëndësishëm, për të zgjidh problemet që i ka shteti, si kontesti me Greqinë dhe me Bullgarinë. Brenda mandati të kaluar kemi bërë 2 mijë punësime në rajonin e Tetovës, duke ju bërë ballë të gjithë atyre analistëve të cilët thonin se nuk mund të bëjmë asgjë. Veprat tona nuk mund t’i shlyen askush për shkak se janë të pashlyeshme. Ju bëj thirrje që të bashkoheni dhe të mbështetni BDI-në sepse e nesërmja është më e mirë se e kaluara”.

Comments