Ahmeti: Mbi gjysma e pronës së komunës së Prishtinës janë të uzurpuara


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se Kryeqyteti ka prona të saja mbi 2 miliardë euro.
Ai në emisionin “Puls” të KTV-së ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e pronës së Komunës së Prishtinës është e uzurpuar.
“Gjysma e pronave të Komunës së Prishtinës janë të uzurpuara”, ka theksuar Ahmeti, transmeton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se për këto raste kanë proceduar rastin sipas ligjeve në fuqi./ Gazeta Blic