AHMETI: Përjetësimi shpirtëror i Nënës Terezë, na e shton detyrimin kombëtar dhe njerëzor

304
AHMETI: Përjetësimi shpirtëror i Nënës Terezë, na e shton detyrimin kombëtar dhe njerëzor

Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza do të shenjtërohet sot nga Papa Françesku në Vatikan.

Me këtë rast lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se “shenjtërimi i bijës së kombit tonë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, dhe përjetësimi i veprës së saj vetmohuese që frymëzoi një botë të tërë, na nderon të gjithëve”.

“Sot, bota rinjeh kombin tonë nëpërmjet jetës dhe veprës së Nobelistes shqiptare me prejardhje familjare nga Kosova, e lindur dhe e frymëzuar në Shkup, familjarët e së cilës prehen në Shqipëri duke bashkuar kështu, nëpërmjet të historisë së vetëm një familjeje, një komb të ndarë dhe duke i dhënë jetë dhe shpresë gjithë njerëzimit.

Përjetësimi shpirtëror i Nënës Terezë vetëm se na shton detyrimin kombëtar dhe njerëzor për ta ndërtuar të ardhmen mbi themelet që ajo vendosi për njerëzimin”, thekson numri një i BDI-së Ali Ahmeti, njofton Aktuale.mk.

14141884_1121006381269228_707098423791351437_n

Comments