Aksident i rënd, vdes një person

528
fresco

dy-t-euml-l-euml-nduar-r-euml-nd-euml-n-euml-nj-euml-aksident-n-euml-rahovec-hd-1200x630
midle
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Shtime-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grack, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Kështu deklaroi një burim i “KosovaPress”-it, sipas të cilit viktima që ka humbur jetën është një djalë i moshës së re. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Bashkë me të është dërguar edhe babi i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz. “Mund të ju konfirmoj se: Në rrugën Lipjan – Shtime, konkretisht në Fsh, Grack e Re është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni rrugor me pasoja fatale. Të përfshira në këtë aksident janë tri (3) automjete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyre ju lutem adresoheni në QKUK”, deklaroi ai për “KP”.

Comments