City – Barcelona, Guardiola e zbulon çfarë do të bëjë ekipi i tij


Spanjolli rikthehet sërish në ‘Camp Nou’, por si kundërshtar i skuadrës me të cilën ka arritur sukseset më të mëdha në karrierë.Tani si trajner i Manchester Cityt, Guardiola do të tentojë të mposht Barcelonën, gjë të cilën nuk arriti ta bëjë me Bayern Munich.
“Do të doja të mbroheshim dhe të sulmonim mirë. Të ndryshoni mënyrën e së luajturit për vetëm një ndeshje nuk është e mundshme”, deklaroi Guardiola në fillim të konferencës.
“Ne duhet të tregohemi më të mirë sepse ata kanë cilësi por ne duhet të provojmë të tregohemi vetvetja”.
Guardiola ka folur edhe për emocionet që përjeton kur kthehet në ‘Camp Nou’, qoftë edhe si kundërshtar.
“Është gjithmonë speciale të rikthehem këtu dhe të shoh njerëzit që mbaj mend. U zhvillova këtu dhe luajta këtu për një kohë të gjatë”, tha Guardiola.
“Një klub bëhet i rëndësishëm në Evropë kur gjithmonë arrin gjysmëfinalen në këtë garë, dhe ky është synimi ynë”.