Aksident i rëndë në Drenas, disa të lënduar nga përplasja e tri automjeteve (Foto)



Një kamionetë dhe një veturë e tipit golf kanë dalë jashtë rrugës kurse automjeti tjetër i tipit Golf 2 ka mbetur në mes të rrugës i aksidentuar.
Përparim Bublaku, gazetar i lajmi.net njofton nga vendi i ngjarjes së në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:00 ka edhe të lënduar, por ende nuk dihet asgjë se në cfarë gjendje shëndetësore janë.
Nuk dihet zyrtarisht se kush janë shkaktarët e aksidentit, por nga ajo që shihet mund të jetë tentimi për të parakaluar.
Kjo pasi dy veturat ishin duke lëvizur nga drejtimi i Skenderajt drejt Drenasit, ndërkohë që kamioneta ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës vazhdimit ka bërë thirrje për më shumë kujdes në trafik pasi numri i aksidenteve është shtuar shumë muajve të fundit./lajmi.net