Aksidenti me vdekje në Sarandë, zbulohet identiteti i viktimës
I moshuari që ka mbetur i vdekur në një aksident gjatë mbrëmjes së sotme në Konispol të Sarandës mësohet se është 73-vjeçari Ilia Puriqi.
Raportohet se ai ishte çoban dhe në momentin e aksidentit ishte duke kullotur delet, disa prej të cilave janë përplasur gjithashtu nga makina tip “Nisan”, që drejtohej nga Myzafer Idrizaj, 52-vjeç.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor pranë fshatit Shkallë, Konispol, automjeti tip “Nisan” me targë AA 599 AB, me drejtues shtetasin Myzafer Idrizaj, 52-vjeç, banues në Konispol, ka goditur aksidentalisht një këmbësor, i cili gjatë transportit drejt Spitalit të Sarandës ka ndërruar jetë rrugës. Viktima ka gjeneralitetet: I.P., 73-vjeç, banues në fshatin Shkallë”, njoftoi policia lokale.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Myzafer Idrizaj, me të cilin po kryhen veprimet e arrestimit të tij. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Syri.net/