Aksion policor në Kumanovë


Drejtoria për polici financiare, pas informative të siguruara operative ka filluar me realizimin e veprimeve parahetimore në ndërmarrjen “Pastrim-gjelbërimi” në Kumanovë, me ç’rast, sipas policisë, është zbuluar dhe dokumentuar krim financiar në vlerë prej 1.5 milion denarëve, shumë për sa është dëmtuar buxheti i ndërmarrjes, transmeton Gazeta Lajm.
Me këtë rast, padi penale për veprën “Keqpërdorim të pozitës” është ngritur kundër personit N.K. nga Kumanova, i punësuar në këtë ndërmarrje.
Policia e akuzon atë se në cilësinë e arkëtarit të autorizuar në ndërmarrje, në periudhën nga Nëntori 2008 deri në muajin gusht 2015, në disa raste ka përvetësuar mjete nga arka në vlerë prej 1.171.419,00 denarëve. Njëkohësisht, arkëtari në fjalë akuzohet se në periudhën gusht 2015 deri në qershor 2016, disa herë pa autorizim është shërbyer me të holla nga arka, që I kanë paguar qytetarët ndaj ndërmarrjes, në vlerë prej 324.255,00 denarëve.