AKTIVITET LETRAR PËR NDERË TË ESAD MEKULIT

263

Fotografia e Xhelal Idrizi

Aktiviteti i radhës i Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, organizoi Akademi Përkujtimore, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së poetit Esad Mekuli. Ky manifestim kaq i rëndësishëm për Tetovën dhe më gjerë u realizua në praninë e mase 30 poetëve dhe kritikëve të letërsisë, të ardhur nga shumë qytete të Maqedonisë. Hapjen e kësaj Akademie përkujtimore e bëri kryetari i klubit Prof. dr. Ejup Ajdini, kurse referatin për këtë kolos të letërsisë shqipe e lexoi Prof. dr. Vebi Bexheti. Gjatë manifestimit, poetët lexuan poezitë e tyre, kurse vargjet poetike nga veprimtaria poetike e Esat Mekulit i lexoi Vjollcë Berisha.

Përveçse nga Tetova, në këtë orë të madhe poetike murrën pjesë edhe Fadil Curi e Rexhep Bajrami nga Shkupi, Lulzim Haziri nga Gostivari, Xhemile Adili nga Kërçova, Blerona Brao nga Struga etj.

Sponsor i këtij manifestimi ishte restorant ARBI dhe pronarit të restorantit, z. Xhelal Idrizit, nga kryesia e klubit në fjalë, iu dorëzua mirënjohje e veçantë për kontributin e tij të dhënë në fushën e kulturës./Faktiditor.ch/.

Fotografia e Xhelal IdriziFotografia e Xhelal IdriziFotografia e Xhelal Idrizi

 

 

Comments