ALARMOHEN banorët│Objekte misterioze mbi qiellin e Tiranës│FOTO

2,904

Moebel THEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë: përreth 1 orë disa objekte të bardha që rrezatonin ndriçimin e diellit kanë “fluturuar” mbi qiellin e Tiranës, duke u rrëzuar diku në perëndim.

Objektet me ngjyrë të bardhë dhe me forma të ndryshme janë fotografuar ngaShqiptarja.com në periferi të kryeqytet, ku disa banorë janë alarmuar nga ngjarja pasi me sy të lirë objektet ngjasonin me UFO,  por në imazhet e afruara të kapura ngaShqiptarja.com duken qartë se nuk kemi të bëjnë objekte fluturuese me motor, por me disa objekte që kanë qenë në rënie të lirë nga hapësira mbi Tiranë.

Mendohet se këto objekte mund t’i përkasin ndonjë sateliti  që mund të jetë futur në atmosferë duke u shpërbërë në dhjetëra pjesë. Ende nuk ka njoftime nga NASA apo agjenci të tjera për ndonjë incident. Objektet janë filmuar rreth orës 13:00 ndërsa banorët në periferi të kryeqytetit kanë raportuar se kanë parë objektet që prej orës 12:00.shqiptarja

Comments