Ali Ahmeti: Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarrjes!

260

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka votuar.

“Ditë e bukur sot në Kërçovë, por edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Likovë, Çashkë, Dollnen, Pllasnicë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Vrapcishtë, Resnjë, Shkup, Studeniçan, Haraçinë, Brvenicë dhe në të gjitha komunat tjera.
Sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë si dhe ofertën e prezantuar programore gjatë fushatës.

Fushata ishte dinjitoze, jam mirënjohës dhe faleminderues për dyert e hapura dhe mikpritjen në të gjitha vendbanimet tona.

Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarrjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Comments