Ambasadorët ngushëllojnë familjet e viktimave

173
Ambasadorët ngushëllojnë familjet e viktimave

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka ngushëlluar familjet e të humburve në stuhitë dhe përmbytjet që ndodhën një ditë më parë. Lutemi për rimëkëmbje të shpejtë të të lënduarve, thuhet në letër ngushëllimin e ambasadës amerikane.

Përmes komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn edhe Brukseli zyrtar ka shprehur ngushëllime. Hahn, ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar, njofton Alsat-M.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Carsl Garet në mesazhin e tij, ngushëllon familjet e viktimave dhe të prekurit nga vërshimet me pasoja katastrofave.

Ambasadorja e OSBE-së duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve, ka shkruar se është paimagjinueshme forca e natyrës.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni. Në emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, ministri Bushati iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Sot në zonat e prekura të Shkupit kanë qëndruar përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë në Shkup për të vizituar familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit nga vërshimet. Ngushëllime ka shprehur edhe qeveria e Kosovës, madje duke shprehur edhe gatishmëri për të ndihmuar.

Comments