Ambasadori amerikan uron myslimanët e Kosovës për Ramazanin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka uruar besimtarët myslimanë kosovarë të cilët e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai ka uruar për lumturi dhe paqe, transmeton Gazeta Express.
”Urimet e mia më të mira për të gjithë kosovarët që e kremtojnë #Ramazanin! Qoftë ky muaj për ju lumturi dhe paqe, si dhe kohë të mrekullueshme me familjet dhe miqtë“, ka shkruar ai në Twitter.
Besimtarët myslimanë kudo në botë për një muaj agjërojnë dhe më pas festohet Fitër Bajrami. /Express