Ambasadori gjerman godet Listën Serbe: Pyes veten kur do ta ndalni heshtjen dhe ta dënoni sulmin

213

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka goditur Listën Serbe duke vënë pikëpyetje tek fakti pse ata po heshtin për sulmin e djeshëm ku përfundoi i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në një postim në X, Rohde ka thënë se po pyet veten nëse Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do t’i bashkohet botës dhe shoqërisë demokratike në dënimin e këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Si e gjithë bota përfshirë shoqërinë, është tronditur dhe dënon ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Comments