Ambasadori japonez me verë Rahoveci në OKB
Ambasadori japonez, Yoshifumi Okamura në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar të mrekullueshme situatën aktuale në Kosovë dhe ka kërkuar shqyrtimin e punës së UNMIK-ut. Ambasadori japonez derisa fliste për vendin tonë pranë kishte verën e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook vetë ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
“Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë vere nga Kosova”, ka shkruar Çitaku.
Vera është nga Rahoveci, përkatësisht “Bodrumi i Vjetër”.