Angli – Vrasje makabre në mes të kryeqytetit, i riu qëllohet disa herë me thikë



Një 18-vjeçar është qëlluar për vdekje disa herë me thikë, teksa vraponte për të shpëtuar jetën e tij i mbuluar në gjak.
Adoleshenti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, besohet të jetë qëlluar me thikë brenda në shtëpi përpara se të dilte në rrugë, i ndjekur nga agresori.
Dëshmitarët zbuluan se e panë viktimën teksa vraponte i gjakosur përpara se të goditej sërish me thikë vazhdimisht në perëndim të Londrës.
Policia ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e vrasjes. Ndërsa viktima përshkruhet nga fqinjët si një djalë i sjellshëm dhe i qetë.
Sipas dëshmisë së fqinjit më të afërt të tij, thuhet se agresori i përkiste racës mikse, ndërsa viktima ishte i bardhë.