Antonio Conte tregon kush është trajneri më i mirë në botë 

155

 

Moebel THEMA

Klopp-and-Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte i ka thurur komplimente trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke thënë se ai është një nga më të mirët në botë.

Më herët gjatë ditës, menaxheri i Liverpoolit e cilësoi Conten si ‘Pep Guardiola i Juventusit’ dhe tani italiani ka disa fjalë të mira për homologun e tij gjerman gjithashtu.

“Jurgen Klopp është një menaxher i mirë, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Conte në një konferencë për shtyp përpara lojës së nesërme ndaj Liverpool.

“Ai është duke treguar kapacitetin e tij për të qenë një menaxher i madh. Unë e njoh atë, por jo shumë”.

“Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit vetëm një herë, në para-sezon, por ai është një menaxher fantastik dhe unë do të jem i lumtur për të parë atë nesër”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Comments