Anulohet seanca për Kumanovën

328
fresco
Anulohet seanca për Kumanovën

midle

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës, sot është anuluar. Sipas avokatit Mefail Asllani, shkak për këtë prolongim të procesit gjyqësor është qasja deri tek provat që Prokuroria Publike i posedon lidhur me të akuzuarit për rastin “Rrufeja”. “Pala mbrojtëse e grupit të të akuzave që ju bashkëngjit lëndës tonë, për sot kanë paraparë t’i shikojnë dëshmitë të cilët Prokuroria u ka kundër klientëve të tyre, respektivisht provat që janë paraparë në aktakuzë e që ata deri më sot ende nuk i kanë shikuar”, thotë për gazetën KOHA avokati Asllani. Procesi gjyqësor, sipas palës mbrojtëse, pritet të vazhdojë javën e ardhshme, gjegjësisht më 18 tetor.

Comments