Armando Sadiku del nga operacioni, ja si është gjendja e tij

415

Moebel THEMA

20

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka përfunduar me sukses operacionin me gjurin e majtë pas dëmtimi që pësoi në kampionatin zviceran.

Sadiku pas daljes nga operacioni është parë i qetë dhe ka deklaruar se gjithçka ka shkuar siç pritej.

Sadiku pritet që të mungoj një muaj fushave të blerta.

“Sapo mbarova !Operazione menisco mediale cdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vështir pjesa e rekuperimit.. Edhe duhet shumë punë .Sigurisht që mua nuk më mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë që kam arritur deri sot, e kam arritur me punë me djers edhe sakrificë, sidomos në këto momento ku Albania ?? ime ka nevojë për mua ⚽️ Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, edhe interesin që keni treguar për mua . Ju dua shumë ! Forca çuna në 2 ndeshjet e radhës”, ishin fjalët e shkruara nga elbasanasi.

Comments