Arrestohen katër të dyshuar për rrëmbimin e një personi në Prizren



Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer tri bastisje në Komunën e Suharekës dhe një tjetër në Rahovec, lidhur me hetimin e rastit Person i Zhdukur-rrëmbim.
Pas bastisjeve te personave te dyshuarit RA,SHK,RB dhe F.F janë shoqëruar në polici.“Te i dyshuari R A gjate bastisjes ne shtëpinë e tij janë sekuestruar përkohësisht: dy shtëpiza te kompjuterit dhe një USB ne cilësinë e provave materiale.
Te arrestuarit janë intervistuar ne prani te avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia. Me aktvendim te Prokurorit te Shtetit personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet nga SRH-Prizren.