Arrestohet Dani Alves

401

Dani Alves, është arrestuar nga policia në Barcelonë dhe është dërguar në mbajtje, nën akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate.

Mbrojtësi anësor e ka pranuar se kishte qenë në një klub nate në Sutton në fund të muajit të kaluar, kur dyshohet se ndodhi sulm seksual për të cilin ai akuzohet.

Megjithatë, ai e ka mohuar sulmin gjatë një interviste me një TV spanjoll, pasi gjykatë konfirmoi se hetimet ndaj tij kishin nisur.

“Nuk e di se kush është kjo zonjushë. Nuk ia di emrin, nuk e njoh atë, nuk e kam parë atë kurrë në jetë”, kishte thënë Alves.

Comments