Arrihet marrëveshja për tekstet shqip

129

 

Moebel THEMA

Sërxha-Verbiq-Jonuz-Musliu-650x358

Ministri i Arsimit i Republikës së Serbisë, Srgjan Verbiq dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për sigurimin e teksteve shkollore për mësim në gjuhën shqipe.

Zyrtari nga Beogradi ka thënë se ky akt përmbyllë një punë të madhe që ka të bëjë me sigurimin nga ana e shtetit serb të teksteve shkollore për të gjitha pakicat, njofton qeveria e Serbisë.

Pala shqiptare kishte refuzuar ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë, kur kështu ishte vepruar me përfaqësuesit e 7 pakicave tjera nacionale në Serbi.

Përfaqësuesi shqiptar, Musliu ka thënë se ka shumë vjet që nxënësit shqiptar në Luginë nuk kanë tekste në gjuhën e tyre. Ai ka shtuar se shtatori është një afat i shkurtë për të siguruar librat, por ka deklaruar se të paktën disa prej tyre do të sigurohen deri atëherë.

Në fakt, Republika e Kosovës kishte siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në tri komunat e Luginës, por përdorimi i tyre nuk ishte lejuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë. Librat kishin qëndruar për disa muaj në magazinat doganore, për t’u kthyer më pas në Kosovë.

Comments