Arsenali ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur të mposht 3-1 West Ham United në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.
Miqtë e West Hamit kaluan të parët në avantazh kur Arnautovic, ndërsa Nacho Monreal pesë minutë më vonë barazoi në 1-1.
Në minutën e 70’ Arsenali kaloi në avantazh kur Diop shënoi në portën e tij.
Rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi Danny Welbeck, i cili shënoi në minutën e 3-të shtesë.