Arta Bajrami mbetet pa fjalë nga urimi që i vjen ta lexoj në dasmë [Foto]
Këngëtarja jonë është befasuar me një kërkesë së një dasmori.
Arta Bajrami si shumica e estradës sonë femra, kanë filluar të këndojnë nëpër dasma dhe ahengje familjare.
Rrjedhimisht, kjo bënë që pjesëmarrësit të kërkojnë edhe ndonjë këngë të veçantë, me të cilën e urojnë çiftin.
Por, një urim si duket e ka lënë pa fjalë zeshkanen sa që nuk ka mundur pa e ndarë me fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.
Në fakt, pos gabimeve të shumta drejtshkrimore, ka edhe disa fjalë që mund të keqinterpretohen prej lexuesve.
Ndryshe, kënga e fundit e Artës ishte “Malli m’ka marr”, i cili deri më tani është shikuar mbi 300 mijë herë në YouTube.
Theksojmë se Bajrami është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/