Askush nuk më ka kërcënuar”, Spasovski: Specialja do ta përfundojë procedurën (VIDEO)

136

Moebel THEMA

oliver_spasovski_minister_5

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se procedura  e Prokurorisë Publike Speciale, në DSK do të përfundojë në  atë moment, kur nga kompania Erikson që është prodhuese e pajisjeve për përgjim, do të vijë ekspert i cili do të ndihmojë për tërheqjen e të dhënave nga sistemi. Ai në intervistën për TV 21, mohoi se në ministri ka dy pushtete dhe se ka qenë i kërcënuar që mos t’i përdorë ingerencat e tij ndaj funksionarëve në Ministri, të cilët e vunë në pikëpyetje korrektësinë e procedurës së prokuroreve publike speciale.

“Askush nuk më ka kërcënuar dhe do të ishte  e kot që të kërcënoheshin, kjo gjë nuk kalon te unë, përkundrazi konsiderojë se as kërcënimet e as çfarëdo lloji i trysnive  nuk mund ta pengojnë drejtësinë. Drejtësia duhet t’i kap të gjitha ata, që kanë bërë çfarëdo keqpërdorimi në Maqedoni”, u shpreh Oliver Spaspvski.

Comments