Atentati në Turqi, ndërron jetë ambasadori i Rusisë



Ambasadori i Rusisë Andrey Karlov ka ndërruar jetë në spital pasi iu bë atentat në një galeri arti në Ankara.
Ambasadori Karlov u qëllua nga një militant i ISIS gjatë kohës që po mbante fjalim në ekspozitën e pikturave.
Mediat turke raportojnë se ai ishte pajisur me një kartë policie dhe ndodhej brenda në sallë.
Në momentin që qëlloi me armë, thirri “Hakmarrje për Alepon”. Më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Ambasadori u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.