“Austria është vendi i racizmit”, reagon Turqia pas propozimit për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit
Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, në një intervistë në kanalin televiziv “TGRT” e ka quajtur Austrinë “vendin e racizmit.”
Kjo deklaratë pason atë të Kancelarit te Austrisë, Christian Kern, i cili tha se bisedimet për anëtarësim Turqisë në BE duhet të ndalen dhe se ka në plan të ngrejë çështjen në samitin e BE-së në shtator.
Çavusoglu reagoi ashpër duke argumentuar se Austria gjithmonë ka mbajtur një qëndrim negativ ndaj Turqisë.
Ai tha gjithashtu se thënia e kancelarit Christian Kern, se turqit janë “radikalë” është e papranueshme.