AVIONI MERR FLAKË NË AEROPORTIN E ÇIKAGOS, 20 TË PLAGOSUR
Afro 20 udhëtarë janë lënduar gjatë evakuimit të një aeroplani të kompanisë, American Airlines, të cilin e ka përfshirë zjarri, mbrëmë në pistën e aeroportit ndërkombëtar, O’Hare në Çikago. Aeroplani i tipit Boeing 7667, që duhej të fluturonte për në Majami, kishte problem me një gomë dhe e anuloi ngritjen, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit. Të gjithë 161 udhëtarët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit në aeroplan u evakuuan nga aeroplani. Sipas raporteve të mediave amerikane, afro 20 vetë u lënduan lehtë gjatë këtij evakuimi. Në videot që janë transmetuar në rrjetet sociale shihet tym i zi mbi aeroplan.

