Azem Sadiku: BDI-ja ka kandidat edhe “Molla Sulën”

Shefi i shtabit të PDSH-së Azem Sadiku sonte në emisionin Rruga Drejt në Alsat tha se BDI-ja përpos ortodoksit Branko Menjalovskit ka kandidat edhe Molla Sulën, njofton TetovaSot.
“BDI-ja ka kandidat edhe Molla Sulën, pasi lideri Ali Ahmeti shkon merr nasihat te Molla Sula dhe thotë se në xhenet do të hyjnë jo vetëm myslimanët por edhe të tjerët” u shpreh Sadiku i PDSH-së
Ai gjithashtu tha se gjendja e shqiptarëve mysliman është e keqe dhe e përkeqësuar çdo ditë shumë e më shumë.

