BANORËT E RAJONEVE TË VËRSHUARA DO T`I KANË PESË DITË TË LIRA
Të gjithë banorët nga rajonet e vërshuara do të kanë pesë ditë të lira për t`u fokusuar në pastrimin e shtëpive, informoi sot kryeministri, Emil Dimitriev.
Ministria e punës dhe politikës sociale në pajtueshmëri me obligimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nga seanca e mbajtur me 07.08.2016, rekomandon deri te firmat private që t`i lirojnë nga puna të punësuarit në afat prej pesë ditëve, ndërsa të cilët jetojnë në rajonet e goditura nga vërshimet.
Spasov informoi se për momentin ka sasi të mjaftueshme ushqimi dhe ujë e cila qytetarëve po i jepet në vendbanime. Qeveria apelon deri te popullata që të bashkëpunoje me ekipet të cilat gjenden në terren.