BANORËT EDHE PESË DITË PAS VËRSHIMEVE PO LUFTOJNË ME BALTËN

219

hasanbegu

Pesë ditë pas vërshimeve, mijëra familje të Hasanbegut dhe rrethinës ende po luftojnë me pasojat katastrofale. Në pjesën më të madhe të vendeve të prekura, akoma nuk ka depërtuar asnjë mjet institucional për të ndihmuar pastrimin e shtëpive të përmbytura. Banorët thonë se po mundohen vetë, me aq fuqi sa kanë, të pastrojnë shtëpitë e tyre. Pas vërshimeve, shtëpitë janë tashmë të pabanueshme.

Ata kritikojnë partinë shqiptare në pushtet se nuk ka ndihmuar dhe nuk është interesuar për banorët e kësaj lagje, ndërsa ndihmat institucionale janë koncentruar kryesisht në Stajkovcë.

Për dallim nga institucionet, një grup vullnetarësh nga Saraji janë vetë organizuar për të ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet.

Hasanbegun e lamë të zhytur në baltë edhe pas 5 ditësh nga vërshimet. Shumica e shtëpive janë të pabanueshme, ndërsa banorët e kësaj ane edhe sonte do të duhet të gjinden se si ta kalojnë natën.

Comments