Ndihmojeni familjen Hajdari nga Haraqina

214
Vërshimet fundit u moren thuajse gjithëçka që patën. Dy minuta mjaftuan për të marrë me vete gjithcka që kishin ndërtuar me mund një jetë të tërë.
“Për momentin jemi duke ndejtur për jashtë 5 ditë. Ata natë për dy minuta na hyri ujti mbrenda dhe nuk patëm mundësi për të shpëtuar ndonjë gjë. Veç u thash fëmijëve zgjoheni se na çoi uji. Si familje kemi nevojë për një shtëpi se këtu jemi në rrezik ne dhe fëmijët, sepse shtëpia mbas ka krisur dhe kush ka mundësi le ta na ndihmojë”, shprehet Sadije Ajdari.
Ndihma e autoriteteve ëhstë përqëndruar në rajone të tjera por edhe në Haraqinë qindra shtëpi janë jashtë përdorimit ndërsa shumë gra dhe fëmije gjenden të shperndarë tek te afermit e tyre.
Gërmadha të mëdha nëpër shtëpit e përmbytura ne Haraçinë dëshmojnë për neglizhencën dhe punime te ngadalshme ne terren.
Komuna e Haraçinës me mundësit e saja po mundohet t’i ndihmojë banorët, por ndihma e saj nuk është e mjaftueshme, pasi që në terren ka shumë shtëpi të dëmtuara. Banoret për TVM-2 thonë se në betejen për të pastruar shtepitë janë lënë vet.
Ata kanë filluar pastrimin e baltës të ndihmuar vetëm nga të afërmit por kërkojnë  ndihmë ne makineri dhe fuqi puntore nga ushtria dhe të gjitha institucionet e tjera të vendit.
“Deri tani askush nuk na ka ndihmuar. Kemi kërkuar ndihmë për të pastruar shtëpitë,  por nuk ka ardhur askush”…
“Fëmijët kanë shkuar te dajt e vet, këtu nuk kanë ku me nejt. Ujë nuk ka.Ka ardhur një makinë e ushtrisë me një motor për heqjen e ujit, por zorrë nuk kishte”…
“Deri tani komuna e Haraçinës në ka ndihmuar, gjësendet e podrumit I kam të shkaktuara nga uji, ndërsa askush nga ushtria dhe polica nuk ka ardhur këtu”…
“Ka filluar edhe era me na ardh, jemi shumë në gjendje të rëndë”, shprehen qytetarët e anketuar.
Kryetari i Komunes se Haraçinës Brahim Ajvazazi thotë se po bëhet ç’mos nga ana e tyre për të siguruar me shumë ekipe në terren.
“Dëmet nuk konpesohen për një dit,por nevojitet një periudh më gjatë.Ne jemi të gatshëm, po konaktojmë me të gjithë dhe kemi përkrahjen institucionale, Haraçinën e kemi shti si zonë e rezikshme nga vërshimet dhe do të punojmë në këtë drejtim në të ardhmen. Ka filluar të në mbërrijnë dhe ndihmat, qe sot ishte dhe Ministrja e pushtetit lokal dhe Ministri i Arsimit është për ditë këtu dhe po përpiqemi ta normalizojmë situatën si më parë”, shprehet kryetar i komunës së Haracinës, Brahim Ajvazi.
Në komunën e Haraçinës deri tani jane dorzuar rreth 200 kerkesa per dëmshpermblim.  Nga vërshimet Haraçina pësoi dëme të mëdha në infrastrukturë.
Comments