Barcelona arrin marrëveshje me dy super-yje
Barcelona ka filluar bisedimet me dy agjentët e Luis Suarez dhe Ivan Rakitic për vazhdimin e kontratës.
Skuadra katalonase dëshiron që t’i siguroj edhe për disa vite shërbimet e sulmuesit dhe mesfushorit, pasi skuadrat evropiane mezi presin që të vëjnë shuma të çmendura për ta, transmeton ORAinfo nga Mundo Deportivo.
Rakitic dhe Suarez kanë deklaruar më herët se dëshirojnë që të qëndrojnë edhe për shumë vite në Camp Nou, pasi sipas tyre Barcelona është familja e dytë e tyre.
Barcelona nuk dëshiron të humbasë kohë dhe tashmë ka filluar bisedimet për kontratat e reja.