Basha: Sot një ditë e madhe për Kombin, Nënë Tereza, shenjtorja më e re e Kishës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur shenjtëriminin e shqiptares Nënë Tereza.
“Në Shën Pjetër, sot një ditë e madhe për kombin shqiptar!”, shkruan Basha në mesazhin e tij.
“Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve”,- thuhet në mesazhin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.