Bashkimi Europian nuk komenton arrestimin e Nehat Thaçit

265

auto_maja-780x4391475652233

Bashkimi Europian nuk e ka komentuar rastin e arrestimit të Drejtorit të Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq e pyetur se çka do të ndërmarrë Bashkimi Europian për lirimin e tij, pasi që iu kërkua në bisedimet e fundit të Brukselit, ka thënë:

‘’Bashkimi Europian nuk komenton asgjë në lidhje me procedimin rreth kësaj çështje’’ ka përfunduar Kocijançiq.

Arrestimi i Nehat Thaçit – Drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës, u bë në mëngjesin e 29 shtatorit, derisa i është caktuar 30 ditë paraburgim.

Comments