Bastisje në Çair dhe Vizbeg, arrestohen katër persona të dyshuar për vrasje (VIDEO)

114

MPB ka njoftuar se njësiti special “Tigrat” kanë bastisur gjashtë lokacione në shtëpitë e personave të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa janë arrestuar I/A (31), N.A (20), A.R (27) dhe B.Sh (40) të gjithë nga Shkupi.
Gjatë bastisjes së kryer tek I.A në Vizbeg të Shkupit, tek G.M (31), tek A.R dhe tek B.Z (31), të tre në rajonin e Çair, janë gjetur dhe konfiskuar armë me 14 plumba, pistolet “Astra” e kalibrit 6.35 mm dhe 5 plumba, pistolet “Smith&Veson”, kalibar 9mm me 32 plumba, pistolet “glok” kalibër 9 mm dhe 17 plumba, dron me kartel memorie dhe kontrollues për fluturim dhe mjete tjera lidhur me veprën penale, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska, transmeton SHENJA.

Moebel THEMA

Comments