Presioni ndërkombëtar për ‘Asociacionin’!

1,187

Ditët e fundit është shtuar presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë Kurti për të implementuar ‘Asociacionin si zgjidhje’ e detyrueshme pë Kosovën.
Kësisoj ‘Miqtë ndërkombëtar’ po i bëjnë shantazh qeverisë së Kosovës për të pranuar ‘Asociacionin’ si zgjidhje e problemeve me Serbinë duke i garantuar shqiptarët se me ‘Asociacionin’ Kosova nuk humb asgjë!
Kjo kërkesë me ngulm e ‘miqve’ tanë ndërkombëtarë i ngjan arsyetimit të dikurshëm të udhëheqësve komunistë shqiptarë të Kosovës të vitit 1989, kur deklaronin se me ndryshimet kushtetuese Kosova nuk humb asgjë!
Dhe ja sot e njëjta gjuhë po përdoret nga ‘miqtë’ tanë se me ‘Asociacionin’ do të vijnë ditë të mira për Kosovën, por në fakt me të do të themelohet ‘Republika Srpska’ për t’iu bashkuar më vonë me nënën Serbi!
Kjo është zemërgjerësia e ‘miqve’ tanë që nuk thonë se duhet ndarë Kosova por duhet themeluar ‘Asociacioni’, i cili shkëput veriun e Kosovës nga integriteti i tërësisë tokësore dhe i bashkangjitet Serbisë.

Këta ‘miqtë’ tanë të dashur që njohën Kosovën si shtet nuk u bie ndërmend t’i vëndojnë kushte grabitqarëve serbë që përderisa në kushtetutë do ta mbani përkufizimin se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të ketë negociata për integrime në BE derisa do të qëndrojë ai përkufizim shoven i pretendimit teritorial për Kosovën!

Këtë fakt të hidhur nuk duan ta përmendin as zagarët e BE-së Borrel dhe Lajçak, që me aq seriozitet janë qasur në angazhimet e tyre për ta afruar me BE-në aleaten më të ngushtë të Rusisë dhe qengjin e tyre manar, Serbinë e fashistëve të rinj.

Qeveria e Kosovës dhe premieri Kurti, por edhe mbarë populli shqiptar nuk duhet të stepen para shantazhit ndërkombëtar dhe të pranojnë ‘Asociacionin’ si pikënisje e shkëputjes së veriut nga integriteti teritorial i shtetit të Kosovës, por të qëndrojnë stoik në qëndrimin atdhetar se nuk kemi më copa teritoresh për t’i dhënë Serbisë si plaçkë tregu dhe se ‘miqtë’ tanë le t’i japin pjesë nga teritoret e tyre Serbisë fashiste dhe jo pjesë nga teritori shqiptar.

Këmbanat e alarmit për ndarje të Kosovës po bien prej kohësh por, shumë shqiptarët e gënjyer i kishin varur shpresat te ‘miqtë’, ku me një qëndrim të paparë naiviteti thonë se ‘ashtu siç na çliruan miqtë nga serbi ashtu dhe do na mbrojnë në pafundsi’, ndaj nuk duhe të brengosemi për të ardhmen e Kosovës!

Kosova është në rrezik për ndarje, ndaj patriotë të pulave të pilafit mos shpërndani propaganën e nënshtrimit se me ‘Asociacionin’ Kosova nuk humb asgjë, pëkundrazi ‘Asociacioni’ e themelon Republikën Srpska në veri të Kosovës!

Medai Shaholli

Comments