Bayern tregon dominimin, tre gola të shpejtë kundër Bremen
Bayern Munich e filloi aty ku e la vitin e kaluar-te fitorja.Të paktën në pjesën e parë e bëri këtë vetëm për 13 minuta lojë në një ndeshje që e kontrollonte krejtësisht transmeton Faktiditor.Këtë herë jo nën drejtimin e Guardiolës, por të një strategu tjetër , njeriun e trofeve dhe sidomos atyre në Ligën e kampionëve Karlo Ançeloti. Verder Bremen nuk ka mundur të bëjë asgjë kundër superfuqisë së Bundesligës, skuadrës që atje bën ligjin dhe dominon prej kohësh.Xabi Alonsi e hapi sezonin me golin e tij ndërsa katër minuta më vonë , në atë të 13-tën dyfyshon Levandovski.Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa Bayern shfaq fuqinë dhe tregon se do të bëjë një tjetër sezon të madh.Në fillim të pjesës së dytë është sërish Levandovski që shënon në minutën e 49 derisa ndeshja është duke vijuar./Faktiditor/.