BDI: LSDM-ja dhe VMRO-ja po punojnë kundër Speciales

307
fresco
BDI: LSDM-ja dhe VMRO-ja po punojnë kundër Speciales

midle

Dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE, po zmbrapsin punën e Prokurorisë speciale dhe dëmtojnë idenë e pavarësimit të institucioneve, ka thënë për sdk.mk, funksionar i lartë i BDI-së duke akuzuar se “njëra po e partizon institucionin, ndërsa tjetra e satanizon, por dyja partitë janë të unifikuar në qëllimin ta përdorinin si objekt për kusuritje të ndërsjellë”.

Pra, ka qenë ky reagimi i BDI-së së Ahmetit, pasiqë tre partitë më të vogla politike, LR-PDSH e Ziadin Selës, Lëvizja “Besa” dhe partia “Uniteti” publikuan se kanë pasur takime me diplomatë në ambasadën amerikane se kinse SHBA paska qenë e dëshpëruar nga BDI me votimin e fundit në Parlament kur deputetët e saj u solidarizuan me VMRO-DPMNE-në dhe nuk votuan ndryshimet ligjore që kishtëe kërkuar Prokurorja speciale Katica Janeva, transmeton Aktuale.mk.

Ndryshe, ndryshimet e këtyre ligjeve ishin vendosur në rend dite në mbledhjen e Parlamentit me kërkesë të partisë opozitare – LSDM, e cila i kishte përpiluar dhe dorëzuar propozim-ligjet të përgatitura sipas kërkesës së Prokurores speciale, Janeva. Për ndryshimet e Ligjeve për Prokurorinë Speciale 36 deputetë votuan “për”, ndërsa 54 deputetë të VMRO-së votuan “kundër”.

Comments