Berisha: Aferë korruptive me Kaskadën e Drinit

369
 

Berisha: Aferë korruptive me Kaskadën e Drinit

Në ditën që Qeveria përuronte nisjen e punës në Hidrocentralin e Banjës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri për një aferë korruptive në Kaskadën e Drinit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha e quajti këtë një mega-aferë korruptive dhe akuzoi ministrin Gjiknuri se po e trajton Kaskadën e Drinit si ‘pronë private të tij’.

“KESH sh.a, hap i cili mbahet në sekret të plotë, pa shpallje zyrtare, pa ftesa për kompani ndërkombtare prezente në tregun energjitik shqiptar, por thjeshtë e publikuar në arkiven e faqes së internetit të KESH sh.a, dhe nga ky tender lind një kontrate monstruoze korruptive për llogari të Edi Ramës dhe hajdutit më fytyrë njëriu, Damian Gjiknuri, kontratë midis KESH sh.a dhe kompanisë serbe EFT, e njohur ndryshe si lugati i korrupsionit në rajon. Sipas kësaj kontrate kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjitik të kaskadës së Drinit

Sipas ish kryeministrit, KESH nuk ka respektuar asnjë dispozitë ligjore, duke ia “dhuruar” menaxhimin e kaskadës së Drinit një kompania serbe. Pas ankesave të kompanive ndërkombëtare që tentuan të marrin pjesë në garë por nuk mundëm të përfshihen as në fazën e negociatave, Enti Rregullator I Energjisë vendosi që KESH të ndërpresë menjëherë cdo veprim për finalizimin e kësaj kontrate me EFT pork y institucion ka vijuar procedurat.

“Ky vendim i ERE nuk ështe respektuar nga KESH sh.a, i cili procedoi me lidhjen e kontratës me kompaninë EFT, pavarësisht se Enti Rregullator e urdhëroi të anullojë çdo gjë. Vetë Damian Gjiknuri, i ka derguar nje shkresë Entit Rregullator të Energjisë me kerkesë që ERE të tërheqi Vendimin, pasi nuk ka kompetencat e duhura. Kjo është një shkelje e plotë e kompetancave nga ministri Damian Gjiknur”, deklaroi Berisha.

/ Top Channel

Comments