Berisha: Për Suzanne Wright, gruan që ndryshoi botën dhe bëri autizmin të flasë në mbarë planetin
“Dje, me një meshë në Katedralen madhështore të Shën Patrikut të New Yorkut, familja, të afërmit, bashkëpunëtorët, personalitete të shquara, miqtë dhe admiruesit e saj nga mbarë bota, i dhanë lamtumirën e fundit – presidentes dhe bashkëthemelueses të Fondacionit “Autism Speaks”, fondacionit më kryesor dhe më prestigjioz në SHBA dhe në mbarë botën për autizmin.”
Nga Sali Berisha.
Suzanne dhe bashkëshorti i saj Bob Wright, ish president dhe COE i rrjetit të mirënjohur televiziv NBC, themeluan në vitin 2005, Fondacionin “Autism Speaks” (Autizmi Flet), të cilin, me energjinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të tyre e shndërruan me shpejtësi në fondacionin më me emër e më kryesor për autizmin në SHBA dhe në mbarë planetin.
Suzanne dhe Bob arritën ta bëjnë autizmin, këtë çregullim serioz të komunikimit të miliona vogëlushëve, mjerisht më së shumti të lënë në heshtjen e tij të rëndë dhe të skajuar, një çështje botërore.
Suzanne dhe Bob ndërrmorën nga viti 2005 e në vazhdim, një projekt 10-vjeçar të ndërgjegjësimit të familjeve, shoqërisë dhe qeverive në mbarë vendet e botës për rëndësinë jetike të diagnozës së hershme të këtij çregullimi, kërkimin shkencor dhe trajtimin e suksesshëm të tij.
Keta misionare te medhenj, me lobimin e tyre te fuqishm sollen problemin autizmit ne bote ne Asamblene e OKB, ne Capital Hill dhe ne Vatikan. Ata arriten qe OKB te shpalle 2 prillin diten boterore te ndergjegjesimit per Autizmin, Kongresi dhe qeveria amerikane te shumfishojne fondet per kete çregullim. Ata vet me Fondacionin Autism Speaks arriten te mbledhin mbi 500 milion dollar fonde per te ndihmuar femijet me autizem ne SHBA dhe ne mbare boten per te nxitur kerkimin shkencor ne fushen e autizmit dhe per perhapjen e metodave me moderne ne trajtimin e femjve me kete çregulim.
Susanne dhe Bob nisen perpjekjet e tyre fisnike per te ndryshuar qendrimin e botes ndaj familjeve dhe femijve me autizem ne vitin 2005 kur nipi i tyre Christian u diagnostikua me kete çregullim. Ata ishin te pasur shpirterisht dhe materialisht. Suzanne ndonese kishte çdo mundesi ju perkushtua vet personalisht Christianit te vogel. Ajo do ti thoshte ne vitin 2007 Lary King ne CNN se “ajo dhe bashkeshorti i saj themeluan Fondacionin Autism Speaks per te ndihmuar miliona e milona familje qe nuk pranoheshin ne komunitet dhe qe kishin nevoje per ndihme. Ato thjesht ishin injoruar, nuk kishin burimet qe te trajtonin autizmin”.
Lili dhe une kemi patur fatin te njihemi dhe priviligjin te gezojme nje miqesi te vertet me Suzanne dhe Bob Wright. Ata dhe fondacioni Autism Speaks ishin mbeshtetsit kryesor te perpjekjeve dhe suksesit te Qendres Rajonale per trajtimin e Autizmit ne Shqiperi. Me nje vleresim te madh per kete qender punen dhe suksesin e saj, Fondacioni Autism Speaks dha nje ndihme tejet te çmuar ne fushen e organizimit, kualifikimit te personelit, kerkimeve shkencore çka beri te mundur qe kjo qender te aplikoje edhe ne Shqiperi metodat, standartet me te mira ne trajtimin e femijeve me kete cregullim dhe te kualifikoje nje numer te konsiderueshem specialistesh nga Shqiperia dhe vendet e rajonit.
Ndarjen e saj nga jeta, pasi humbi betejen me kancerin e pankreasit, e njoftuan me vleresimet me te merituara mediat me te medha te SHBA. Me perkushtimin e saj te jashtezakonshem me enerigjine e nje force natyrale te miresise njerezore, Suzanne Wright u shnderrua ne nje shenjtore te gjalle te femijeve me autizem dhe ja doli te ndryshoje boten ne qendrimin e saj ndaj ketij çregulimi!