Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot
Kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Dorëheqja e tij pritet të vijë pas një morie dorëheqjesh të vartësve të tij në kabinetin qeveritar.
Ai do të dorëhiqet nga posti i të parit të partisë konservative, ndërsa do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë. Ndërkaq, një garë për kryetar brenda partisë do të mbahet këtë verë.
Lajmi në përditësim…