Bread Pitt thyen heshtjen për divorcin: Jam i pikëlluar
Bread Pitt thyen heshtjen pas deklaratës së aktores Jolie, që i ka paraqitur dokumentet e divorcit bashkëshortit të saj.
“Jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo që ka rëndësi më shumë për mua tani është mirëqenia e fëmijëve”, tha ai.
“I kërkoj shtypit miqësisht që t’u japë hapësirën e merituar fëmijëve në këto ditë të vështira”, deklaroi aktori 52-vjeçar për revistën “People”
Aktorja hollivudiane Angelina Jolie i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj, Brad Pitt. Pak çaste më Daily Mail publikon dhjete faqet e divorcit që aktorja me anë të avokates së saj ia dërguar bashkëshortit.
“TMZ” raporton se 41-vjeçarja i ka paraqitur bashkëshortit dokumentet e divorcit ditën e hënë 19 shtator, duke kërkuar dhe kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, tre të tyre dhe tre fëmijëve të adoptuar. Sipas TMZ nuk ka qenë asnjë person i tretë që ka “detyruar” Angelina-n të kërkojë divorcin.