Breshëri të shtënash në SHBA, nëna çon në krah 9-vjeçaren në spital, 4 të plagosur (Foto)

220

shba-1

Policia amerikane po heton një breshëri të shtënash, të cilat lanë një vajzë nëntë-vjeçare dhe tre persona të tjerë, të plagosur, në qytetin e Atlantas.

Fqinjët në lagjen e vjetër të “For Ward” alarmuan autoritetet pasi dëgjuan më shumë se një duzinë të shtënash në kompleskin e pallateve, rreth orës lokale 20:00 të martën, njoftuan mediat vendase.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti vajzën 9-vjeçare të qëlluar në kofshë. Dy meshkuj ishin qëlluar gjithashtu dhe u dërguan menjëherë në spital, raporton “Fox 5 Atlanta”.

Një dëshmitar tha se nëna e vajzës ka marrë nëntë-vjeçaren në krah dhe ka vrapuar për në në spitalin e “Medical Atlanta”, pasi vajza e saj u qëllua.

Një femër 20-vjeçare është gjetur gjithashtu e plagosur rëndë, në mes të një lumi gjaku në një apartament, thotë policia.

shba-1sh2-2sh1-2

Comments